Subscribe

Lufta kundër korrupsionit, forcimi i shtetit ligjor dhe përparimi ne kushtet e unionit veçanërisht ne çështjen e kufirit me Malin e Zi, kanë qënë në fokus të takimeve që Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, ka bërë ne Kosove, në kuadër te turit ballkanik.
Takimin e parë zonja Nuland e ka kryer më presidentin e vendit Hashim Thaçi, për të vijuar me kryeministrin e vendit Isa Mustafa dhe në fund dhe me kreun e parlamentit Kadri Veseli. Në të treja këto takime, Nuland theksoi mbështetjen amerikane për Kosovën, ndërsa i kërkoi Prishtinës zyrtare të vijojë reformat për forcimin e shtetit të se drejtës, çka do të sjellë dhe luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, zyrtarja e lartë amerikane ka kërkuar nga klasa politike në Kosovë, miratimin e paktit për kufirin me Malin e Zi, marrëveshje kjo që është dhe një kusht për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. Kosova ishte ndalesa e parë e zonjës Nuland në Ballkan. Ajo qëndron për vizitë dhe në Shqipëri dhe në Maqedoni, ku do të nxisë palët të arrijnë një pakt për zgjidhjen e krizës politike në vend përmes plotësimit të kushteve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *