Subscribe

SHBA qe janë angazhuar prej kohesh per zgjidhjen e krizës politike ne Maqedoni besojnë se palët do ta gjejnë shume shpejt kompromisin. Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ndodhej ne kryeqytetin Shkup, ku zhvilloi takime me krerët e partive kryesore ne vend dhe ne përfundim te vizitës u shpreh se nje marrëveshje per mbajtjen e zgjedhjeve, mund te arrihet ne ditët ne vijim.

“Ditët në vijim shpresojmë se grupet e përfshira në negociata do të pajtohen me idetë që janë në tryeze dhe do t’i hapin rrugë zgjedhjeve. Do të duhet vullnet. Unë pashe vullnet në takimet e sotme me to. Gjithsesi, ambasadori Baily dhe ekipi  ynë do të vazhdojnë punën për të ndihmuar palët drejt një marrëveshjeje, sa më shpejt të jetë e mundur”.

Liderët e katër partive politike shprehen qëndrimet e tyre per procesin e pritshëm zgjedhor. Partia e ish-kryeministrit Gruevski, VMRO-DPMNE e sheh zgjidhjen tek tek zgjedhjet e reja, por per liderin e opozitës Zaev ky proces duhet te jete i besueshëm, çka nënkupton pastrimin e listës zgjedhore dhe reforme ne media. Te njëjtin qëndrim ka shprehur edhe lideri i partisë shqiptare BDI, Ali Ahmeti. Ndërsa kreu i PDSH, Menduh Thaçi, deklaroi se ky është nje moment qe duhet shfrytëzuar per te zhbllokuar krizën politike. Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Nuland është takuar edhe me prokuroren speciale, Katica Janeva, te cilës i ka shprehur mbështetjen e Uashingtonit ne lidhje me hetimet anti-korrupsion te zyrtareve te larte. Qëndrimi ne Shkup ishte pjese e turneut ballkanik te Nuland, pas vizitave ne Pritshin e Tirane, ndërsa pjese e axhendes është edhe nje ndalese ne Beograd.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *