Rajoni
Nuland do të vizitojë Shkupin

Kriza politika ne Maqedoni qe nuk po gjen një zgjidhje, do te sjelle serish ne Maqedoni ndihmës sekretaren amerikane te shtetit per Europen dhe Euroazine, Victoria Nuland. Zyrtarja e larte do te zhvilloje nje vizite ne 10 korrik me synimin per te nxitur palët politike te tërhiqen nga vijat e kuqe dhe te rikthehen ne bisedime. Edhe pse presidenti Ivanov anuloi vendimin per faljen e mbi 50 politikaneve nen hetim nga Prokuroria Speciale, liderët politike nuk kane rene dakord per nje date te re te mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare. Vizitat e deritanishme te zyrtareve europiane ne Shkup per tejkalimin e krizës kane dështuar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




