E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nuk u ndje mirë gjatë punës, vdes 36-vjeçari në Pogradec

Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë në Pogradec, pasi nuk është ndjerë mirë në ambientet e fasonerisë ku punonte.

Kanë qenë punonjësit e fasonerisë ata që e kanë çuar më urgjencë në spitalin e qytetit, por 36-vjeçari ka gjetur vdekjen.

Reklamë

Sipas dyshimeve të para që vijnë nga spitali i Pogradecit, vdekja e 36 vjecarit ka ardhur për shkak të një ataku kardiak.

Priten analizat e mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë