Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 April 2026
Vizion fokus

Trump: Qëlloni çdo anije që vendos mina në Ngushticën...

Koreja e Jugut i kërkon Teheranit, që të lejojë...

Shkodra pret turneun e tenisit, marrin pjesë 130 sportistë...

Debat për integrimin në Parlament, opozita akuzon qeverinë se...

Goditja e call center-ave në Tiranë, SPAK jep detaje...

Berisha: S’bashkojmë votat me Ramën, PS do të ndryshojë...

Siguroi kushtet dhe mjetet për vrasjen e 2 personave,...

Begaj reagon pas ndarjes nga jeta të Rexhep Qoses:...

Shuarja e akademikut Qosja, Rama mesazh ngushëllimi: Lamtumirë shqiptar...

Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon të jetë...

“Nuk ta sjellim më”, i zhdukur prej një jave, si e rrëmbyen gjyshërit 3-vjeçarin nga nëna

20 Prill 13:57

Ka marrë fund frika e nënës për 3-vjeçarin e zhdukur disa ditë më parë.  Mësohet se gjyshja e ka dorëzuar të miturin në prokurori dhe tashmë ai është bashkuar me të ëmën.

Edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar, duke publikuar një foto të 3-vjeçarit në krahët e nënës së tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Asnjë gjurmë nga fëmija 3-vjeçar, policia ndalon gjyshin e të miturit si dhe një të afëm tjetër
Gjyshja nxjerr 3-vjeçarin që e mbanin fshehur prej një jave, e dorëzon në prokurori
Mes lotësh, momenti kur nëna del nga policia me Amarin: A do t'ua lërë më djalin gjyshërve?
Rrëmbeu nipin, zbardhet dëshmia e gjyshes në Durrës, tregon planin që kishte bërë dhe ku ishte fshehur

“Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar. Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Durrës”, shkruan Balla krah fotos.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Durrës ka vijuar punën kërkimore dhe hetimore, për gjetjen e 3-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, për të cilën deri tani janë arrestuar shtetasit R. Gj. (gjyshi) dhe A. S. (vëllai i gjyshes), të dyshuar si bashkëpuntorë për rrëmbimin e 3-vjeçarit.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë.

Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja B. Gj., së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Kujtojmë që një ditë më parë gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyshin dhe bashkëpunëtorin e tij pas marrjes dhe fshehjes së fëmijës.

Si u zhduk 3-vjeçari

Fëmija kishte shkuar në fundjavë tek gjyshërit Rexhep dhe Bahrie Gjuni në Kukës, të cilët janë prindërit e të atit të fëmijës që ka humbur jetën një vit më parë në aksident automobilistik. Denoncimi për këtë ngjarje u bë nga e ëma e fëmijës, e cila ka thënë në policinë e Durrësit se si çdo javë gjyshërit e merrnin nipin dhe e kthenin, por këtë herë jo.

Dyshohet se gjyshja e fëmijës 3-vjecar u ndihmua nga vëllai tjetër i saj, shtetasi Flamur Selaj, 43 vjeç.

Çfarë deklaroi nëna e 3-vjeçarit

Ille Gjuni, nëna e fëmijës u shpreh për mediat se kishte frikë se gjyshërit e kishin dërguar nipin jashtë vendit. Ajo ka pohuar se mënjëherë pas vdekjes së bashkëshortit, prindërit e tij kanë dashur ta mbanin djalin.

“U bënë sot 4 ditë. Ma kanë marrë që të shtunën në mëngjes dhe s’ma kanë sjellë. Ata duan që të ma marrin çunin, që në fillim donin të marrenin. Kam ikur me zor. Por ata thoshin “të rrijë me ne”. Vjehrri dhe vjehrra. Vinin çdo fundjavë, ia lija unë disa orë. E morën të shtunën në mëngjes dhe s’e sollën më. I mora në telefon dhe më thanë “nuk ta sjellim më.” Kërkon ta marrë ai, nuk tregon se ku është fëmija. Thotë që “nuk e di ku është”, por gënjen”, tha nëna e fëmijës disa ditë më parë për mediat.

Gjyshi “kyçi” gojën para policisë

Ndërkohë, gjyshi i të miturit refuzoi të fliste pasi u arrestua nga policia.

“Nusja na kërcënoi se nuk do ta shikonim më nipin pasi do largoheshin së bashku më të jashtë shtetit. Prandaj edhe ne vepruam në këtë mënyrë. E kemi dritën e syve, nuk jetojmë dot pa të”. Kështu është shprehur para oficerëve të policisë Rexhep Gjura.

Nga frika se nuk do ta shikonim me nipin, u organizuam ta merrnim dhe ta mbanim vete. Kemi marrë parasysh gjithçka. Nuk tregoj ku ndodhet djali. Me bëni çfarë të doni”, ka deklaruar Rexhep Gjuni para oficerëve të policisë. /vizionplus.tv

 

 

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret
Tagged:
3 vjecari amar durres ile gjuni policia

Nga e njëjta kategori

Goditja e call center-ave në Tiranë, SPAK jep detaje të operacionit, dëmi i shkaktuar afro 2 mln euro

më shumë...

Siguroi kushtet dhe mjetet për vrasjen e 2 personave, ekstradohet nga Franca në Shqipëri 43-vjeçari, akuzat që rëndojnë mbi të (EMRI)

më shumë...

“Final”, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim, njërit prej tyre i gjendet kokainë

më shumë...

Ende në kërkim vëllezërit vrasës, policia zbardhi dinamikën e krimit në mes të Memaliajt

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:38

Trump: Qëlloni çdo anije që vendos mina...

4:21

Koreja e Jugut i kërkon Teheranit, që...

4:06

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë...

3:47

Kosova shpall të premten ditë zie në...

3:21

Hapet Muzeu Etnografik në Durrës, kushte bashkëkohore...

3:17

Shuhet zjarri masiv në landfill, hetohen shkaqet...

3:13

Shkodra pret turneun e tenisit, marrin pjesë...

2:46

Arjan Ndoja dëshmon në gjyqin për atentatin...

2:37

Debat për integrimin në Parlament, opozita akuzon...

2:21

Goditja e call center-ave në Tiranë, SPAK...

2:14

Studimi: Sëmundja e heshtur e mëlçisë që...

2:10

Berisha: S’bashkojmë votat me Ramën, PS do...

2:00

Siguroi kushtet dhe mjetet për vrasjen e...

1:45

Begaj reagon pas ndarjes nga jeta të...

1:31

Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në...

1:26

Shuarja e akademikut Qosja, Rama mesazh ngushëllimi:...

1:00

Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të...

12:59

Kumbaro: Provimi i shtetit detyrim që prej...

12:53

Deputeti i PD paraqitet në SPAK, do...

12:51

Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon...

Më të klikuarat

  • Vanesa komenton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthu...
  • Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jon...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri d...
  • Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në apartamentin me qi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.