E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nuk prishën ndërtimet pa leje, procedohen 3 inspektorë të IMT në Durrës

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj tre inspektorëve të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Durrës.

 

Reklamë

Shetetasit e proceduar janë S. M., 43  vjeç, B. M., 37 vjeç dhe D. M., 35 vjeç, të tre banues në Durrës. Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

 

Nga verifikimet e kryera nga ana e specialistëve të krimit ekonomik ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, megjithëse kanë kryer dhe kanë mbajtur procesverbalet e konstatimit dhe të prishjes së objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në zonën e Manzës, Durrës, nuk kanë marrë masa për prishjen e tyre.

 

Gjithashtu, uniformat blu bëjnë me dije se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. Z., 63 vjeç, banues në Durrës. Ai akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt pa leje në vlerën 70 000 €, me para të ardhura nga veprimtari kriminale.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë