Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç refuzoi foton familjare në Ministerial për shkak të prezencës në sfond të flamujve të vendeve që janë pjesë e Procesit të Berlinit.

 

Ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani kërkoi që Daçiç t’i bashkohej fotos familjare të këtij samiti, por gjeti kundërshtimin e homologut serb.

 

Hasani i qëndroi protokollit paraprak të samitit për realizimin e fotos me të gjithë pjesëmarrësit duke pasur në sfond flamujt e vendeve që janë pjesë e procesit të Berlinit.

 

Mesaduket prania e flamurit të Kosovës, në listën e flamujve të tjerë  si pjesë e këtij samiti, ka qenë arsyeja kryesore që ka shmangur kreun e diplomacisë serbe nga realizimi i fotos zyrtare me homologët e tij.

 

Në këtë takim po marrin pjesë 24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit janë mbledhur në Tiranë, i cili i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023.

 

Daçiç më herët ishte duke zhvilluar një takim kokë më kokë me homologen gjermane, kur për pak minuta biseda e tyre u ndërpre për të realizuar foton familjare. Por ndryshe nga ministrja e Jashme e Gjermanisë, ai i Serbisë nuk pranoi të ishte pjesë e fotos, duke pritur rikthimin e homologes së tij.

 

Pas realizimit të fotos, ministja gjermane iu rikthye takimit, ku në fokus të diskutimit ka qenë tensioni i krijuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *