E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Nuk po të vras ​​se duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen që më ke shkaktuar ”/ Taulant Malaj  e la me qëllim gjallë gruan e tij

45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, autor i masakre të vërtete në Foggia të Italisë ka rrëfyer para hetuesve se gruan e tij vendosi ta lëjë të gjallë që ajo të përjetojë të gjithë dhimbjen e asaj që shkaktoi.

 

Reklamë

Shqiptari nga Selenica i ka thënë gruas së tij: “Nuk po të vras ​​se duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen që ti më ke shkaktuar ”.

 

Reklamë

Malaj vrau italianin Massimo de Santis, 51 vjeç, pasi dyshonte se ai kishte lidhje me gruan e tij Tefta Malaj.

 

Shqiptari e masakroi shtetasin Italian në shkallet e pallatit ku familja shqiptarë jetonte.

 

Më pas ai qëlloi disa here me thjikë gruan e tij dhe vajzën 16-vjece.  Kjo e fundit gjeti vdekjen ndërsa gruaja është në spital jashtë rrezikut.

 

Për fat të miurëf djali 5 vjec i familjes shqiptare ka arritur të shpëtojë pasi mundi të fshihej në një nga dhomat e shtëpisë, ndonëse nuk dihet qartë nëse Taulanti do ta thellonte apo jo masakren duke tentuar edhe vrasjen e tij.

 

Fëmijë 5-vjec I është besuar vëllait të vrasesit I cili kishte shkuar në vendin e ngjarjes dhe e ka gjetur nipin e tij në gjëndje shoku.

 

Krimi I rëndë tronditi Italinë dhe vendin tonë pasi Taulant Malah ka postuar në rrjetet sociale skenen e krimit, viktimat dhe gruan e tij të plagosur që kërkonte ndihme.

 

Taulant Malaj pas arrestimit pranoi vrasjen e dyfishtë. Kur policia e bllokoi, ai kishte ende rroba të përgjakura ndërsa armën e vrasjes, një thikë kuzhine, e kishte lënë brenda makinës së tij. Pasi pranoi përgjegjësitë e tij për vrasjen e dyfishtë, ndoshta nën kontrollin e gjendjes së rënduar në të cilën ndodhej, burri pyeti vazhdimisht për vajzën e tij: “Si është Xhesika, a është mirë?”.

 

Deklaratat e gruas së tij Tefta Malaj do të jenë thelbësore si për të rindërtuar dinamikën e saktë dhe motivin e vrasjes së dyfishtë. Gruaja është shtëpiake, por herë pas here punon si kujdestare për disa të moshuar në fshat. Të dy janë të martuar prej 17 vitesh. Për të konstatuar ekzistencën e lidhjes së dyshuar jashtëmartesore dhe shkëmbimin e mesazheve në një bisedë mes bashkëshortes së vrasësit dhe viktimës, hetuesit e armës i kanë sekuestruar celularët e gruas, bashkëshortit dhe vajzës së saj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë