Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli shprehet se edhe pse pandemia është vënë nën kontroll, nuk duhet të arrihet në konkluzione duke u nisur nga shifrat ditore të rasteve me COVID-19.

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Rakacolli theksoi se përgjigjja nëse pandemia po shkon drejt shurajes do te jepet kur të vlerësohen sjelljet e njerëzve në raport me masat lehtësuese.

“Pandemia është e kontrolluar. Nuk duhet të nisëmi nga numri ditor për të nxjerrë konkluzione. Nuk duhet të jemi entuziast për këtë numer të ulët. Këto numra janë brenda shifrave të parashikuara. Pandemia është e kontrolluar, por nuk mund ta themi nëse pandemia ka mbaruar apo është drejt fundit. Hapja e masave tashmë po lirohet dhe duhet të shikojmë tani se çfarë do të ndodhe, si do reagojmë dhe të bëjmë vlerësime.”

Nëse qytetarët vijojnë të respektojnë masat e higjienës dhe distancën sociale, zv.ministrja shfaqet e bindur se do të dominojmë në këtë sfidë dhe kjo periudhë do të kapërcehet me sukeses.

“Nuk mund ta parashikojmë sjelljen e virusit sepse e ka dëshmuar që ka shumë të panjohur, por mund të kontrollojmë sjelljen tonë, duke vendosur distancimin social, rregullat. Nëse vijojnë të respektohen masat, unë mendoj që do ta dominojmë këtë gjë. Sot, shumica e njerëzve kishin dalë sipas fashave orare, më bëri përshtpje që shumica e njerzëve kishin ruajtur distancimin social dhe maskat. Nës ruajmë këtë lloj sjellje, cdo gjë do të jetë e kontrulluar. Strategjia e përcaktuar nga Komiteti i Ekspertëve ka qenë një startegji e bazuar në realitetin e pandemise dhe e bazuar ashtu sic duhet dhe ka rezultuar tejet e sukseshme.”

Ndër të tjera, Rakacolli i është kundërpërgjigjur edhe akuzave të Partisë Demokratike, ku fajësoi qeverinë se nuk po i përgjigjet të sëmurëve kronikë dhe se ka bllokuar Sanatoriumin, në të cilën janë shtruar vetëm 5 pacientë.

Sipas Rakacollit, kjo nuk është e vërtetë dhe se të gjitha urgjencat e të gjitha spitaleve në mbarë vendin kanë funksionuar 24 orë në shërbim të sëmurëve koronikë.

“Nuk ëshët e vertetë që të sëmurët kronikë janë lënë jashtë vëmendjes së tyre. Që në fillim të pandemisë është menduar për ta. Të gjithëve iu janë dërguar mendikamentet në shtëpi, iu janë rinovuar medikamentet dhe të gjitha urgjencat e të gjitha spitaleve në mbarë vendin kanë funksionuar 24 orë në 7 ditë duke shërbyer për cdo urgjencë që kanë pasur. Të sëmurët kronikë nuk kanë qenë të lënë mënjanë për shkak të kësaj pandemië. Ne planin e hapjes, ne kemi lënë një periudhe prove që të shohim si do reagojë sëmundshmëria me këto masa rihapje. Në varësi të këtyrë shifrave, do marrim vendim të duhur duke marrë parasysh shëndetin publikdhe përballimin e të gjitha nevojave që paraqesin qytetarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *