Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska është e hapur për bisedime me Perëndimin sa i përket Ukrainës, por se ende nuk ka marrë ndonjë propozim serioz për negociata.

 

SERGEI LAVROV

MINISTRI I JASHTËM RUS

 

Kjo është një gënjeshtër. Ne nuk kemi marrë ndonjë ofertë serioze për kontakt. Kishte disa thirrje jo shumë serioze, të cilave ne gjithashtu nuk u përgjigjëm negativisht, por sugjeruam formulimin e propozimeve specifike me të cilat disa njerëz duan të na kontaktojnë përmes kontakteve indirekte.

 

Lavrov bëri të ditur gjithashtu se Rusia nuk do të refuzojë një takim midis presidentit Vladimir Putin dhe atij amerikan Joe Biden nëse në mbledhjen e ardhshme të G-20 në nëntor në Indonezi.

 

SERGEI LAVROV

MINISTRI I JASHTËM RUS

 

E kemi thënë vazhdimisht se nuk i refuzojmë asnjëherë takimet. Nëse ka një propozim, atëherë do ta shqyrtojmë.

 

Lavrov pohoi se me presidentin ukrainas Zelensky nuk mund të ketë një takim, pasi ai hodhi poshtë propozimet ruse në fund të marsit. E njëjta gjë është deklaruar edhe nga Kievi zyrtar që pas aneksimit të katër rajoneve nga Rusia i konsideron pa vlerë bisedimet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *