Subscribe

Mazhoranca ka rrezuar propozimin e Partisë Demokratike per ndryshimin e ligjit te komisioneve hetimore, qe eshte nje prej kushteve te opozitës per te kthyer normalitetin ne Parlament. Sipas amendamentit te propozuar nga PD, mbledhjet e komisioneve hetimore jane te vlefshme edhe kur ne to marrin pjese vetëm anëtaret e pakicës, duke kërkuar ndryshimin e konceptit te kuorumit dhe vendimet merren me shumicën e votave te deputeteve te pranishëm, duke ndryshuar kështu edhe konceptin e numrave me te cilat miratohen çështje te ndryshme. Argumenti baze per këto ndryshime është se sipas PD deputetet e mazhorances, nuk marrin pjese ne mbledhje duke bllokuar hetimin. Por përballe këtyre argumenteve, Partia Socialiste u ka sjelle shembullin e komisionit per administratën, i cili drejtohet nga Genc Pollo e qe nuk mblidhet per shkak te anëtareve te PD, per me teper sipas mazhorances këto ndryshime bien ndesh me parimet kushtetuese. Per here te pare qe prej protestës per Parkun e Liqenit ne Parlament u kthye edhe demokrati Strazimiri dhe akuzat se ai ishte i armatosur ne atë tubim u bene pjese e mbledhjes. Mazhoranca ngriti edhe çështjen e reformës ne drejtësi, e cila prej dy javësh mbetet e bllokuar. Ne 24 shkurt PD depozitoi dy projekt-ligje ne Parlament, per komisionet hetimore dhe amendamentin Prenga e qe prej asaj dite opozita ka braktisur komisionet dhe ka bllokuar parlamentin duke këmbëngulur ne miratimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *