Ndërton, shënon dhe pason. Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku mbajti gjalle shpresat e Vaduz per nje qëndrim ne elitën e me te mirëve teksa udhëhoqi skuadrën e tij ne nje fitore mbreselenese ndaj ST Gallen ne javën e 27 te kampionatit zviceran. Ne Rainpark Stadion skuadra nga Lihtenshtaini shpartalloi St Gallen 3-0 dhe tashme eshte me pike te barabarta 24 me Luganon ne luftën per mbijetese. Takimi filloi mjaft mire per vendasit kur ne nje aksion Sadiku, Janjatovic, Constanzo ky i fundit kaloi ne avantazh te zotet e shtëpisë. 4 minuta me vone një top i kthyer keq nga portieri kundërshtar, Armando Sadiku përfitoi duke rrëmbyer topin dhe duke dyfishuar shifrat. Ishte përsëri sulmuesi shqiptar, i cili ne minutën e 28 qe dha pasin per Janjatoviç, i cili shenoi golin e trete. Per 24-vjeçarin ky ishte goli i katërt qe kur erdhi ne formën e borxhit ne janar te Vaduz, ndërsa ne total duke përfshire edhe Zyrih ka shënuar gjithsej 9 gola, por edhe tre te tjerë ne kupën e Zvicrës. Deri ne këto momente, konfirmohet sulmuesi me ne forme i kombëtares shqiptare ne prag te finaleve te kampionatit evropian France 2016, ndërsa duke qene protagonist absolut i ekipit, prestigjiozja “Blick” e përfshiu serish ne formacionin e javës ne kampionatin zviceran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *