E shtunë, 7 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nuk ndalet aksioni kundër kumarit, disa të proceduar

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 3 shtetas të cilët ushtronin në mënyrë të paligjshme aktivitetin e lojërave të fatit.

 

Policia ka bërë me dije se rastet e ushtrimit të aktivitetit të lojërave të fatit u evidentuan në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy tavolina pokeri, një valixhe me çipsa, katër aparaturura, një njësi kompjuterike si dhe dy paisje elektronike.

 

Reklamë

Sipas policisë, në Tiranë u procedua penalisht, shtetasi F. R., 28 vjeç pasi në ambientet e subjektit që ky i fundit drejtonte u gjetën dy tavolina pokeri dhe një valixhe me çipsa.

 

Në Elbasan u procedua penalisht shtetasi M. A., 26 vjeç, pasi në lokalin e tij u kap duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

 

Ndërsa në Vlorë, sipas policisë, u procedua penalisht shtetasi R. S., 25 vjeç, pasi në lokalin e tij iu gjetën dy paisje kompjuterike pa dokumentacion të cilat shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë