Tërmetet ne zonën e gjirit te Lalzit nuk po ndalen.

 

Thyerja tektonike dhjetëra kilometra ne këtë zone te bregdetit, vijon te jete aktive duke shkaktuar te tjera lëkundje. Tërmeti me i fundit i ndjeshëm edhe ne popullate ishte ai i orës 1, mëngjesin e se premtes, me magnitude 4.1 te shkalles rihter. Ndërsa ne total janë shënuar 520 lëkundje pas tërmetit te fuqishëm te dy ditëve me pare. Sizmologët tregojnë për dukurinë qe po ndodh ne zonën bregdetare te Durrësit.

 

Edhe pse asgjë nuk mund te parashikohet, sa i përket tipologjisë se tërmetit ne Hamallaj te Durrësit, specialistet thonë se do te duhen disa dite për shuarjen e vatrës aktive. Te tille tërmete thonë sizmologët kane një cikël qe përsëriten çdo pese vjet. Shkundja dhe paniku qe po krijojnë tërmete e njëpasnjëshme, na bën te mendojmë për sigurinë e banesave dhe standardin e ndërtimit. Ne Shqipëri janë tre lloje ndërtimesh te ngritura ne periudha te ndryshme por për inxhinieret me te sigurta janë ato pas viteve ‘90.

 

Specialistet thonë se ne rast tërmeti duhet ndodheni ne shtëpi apo zyre duhet te futeni nen tavoline apo nen një objekt te forte, duhet stakuar automati i energjisë dhe pas ndërprerjes se lëkundjeve duhet dale vetëm përmes shkalleve dhe jo ashensorit. Ne rast tërmetesh shkallet e jashtme nuk rekomandohen te përdoren edhe pse ne vendin ato nuk janë projektuar si pjese e masave te sigurisë ne objektet e banimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *