Sulmet ruse në qytetin Harkiv të Ukrainës dhe kryeqytetin Kiev vazhduan gjatë natës së 28 shkurtit dhe mëngjesit të 1 marsit.

 

Në Harkiv, ushtria ruse po hidhte në erë nënstacione, tha kryebashkiaku i qytetit, Ihor Terekhov. Sulmet thuhet se po shkaktonin probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

 

Ndërkohë, trupat ruse thuhet se po përparonin drejt kryeqytetit.

“Situata mbetet e tensionuar”, shkroi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në Facebook.

 

Të hënën, sulmet në Harkiv lanë të paktën 11 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, me 87 objekte banimi të shkatërruara.

 

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës nisi më 24 shkurt dhe u pësua me një varg sanksionesh që vendet e Perëndimit i vunë Rusisë.

 

Më 28 shkurt, negociatorët nga Kievi dhe Moska kanë zhvilluar bisedime në Bjellorusi me qëllim të dhënies fund të konfliktit. Rusia ka thënë se të dyja palët janë pajtuar për të zhvilluar diskutime dhe do të takohen sërish “në ditët në vijim”./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *