E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Nuk ndalen protestat në SHBA/ Përkujtohet dita që shënoi fundin e skllavërisë

Mijëra amerikanë kanë marshuar sërish në mbare shtetet e abshkuara në përkujtim të ditës që shënon fundin e skllavërisë 155 vite më parë.

Reklamë

Zakonisht kjo ditë pritet me ceremoni dhe aktivitete, por vrasja e afrikano amerikanit Xhorxh Flloid dhe protestat e dhunshme i dhanë një tjetër panoramë.

Protestat u përshkallëzuan në Uashinghton ku demostruesit rrëzuan një statujë të një gjenerali, një akt që u etiketua nga presidenti amerikan si “turp”.

Me anë të një postimi në Twitter Donald Trump tha se “policet e Uashingtonit nuk po e bëjne sic duhet punën teksa shohin që një statujë të rrëzohet dhe digjet.  Këta njerëz duhet të arrestohen menjëherë”, shkroi shefi i Shtepise se Bardhe.

Demonstrata u mbajtën edhe në Atlanta, Chicago, Los Angeles, New York dhe Uashington.

Vazhdo të lexosh

Reklamë