Subscribe

Për të shtunën e dhjetë radhazi qytetarët serbë protestuan në 40 qytete të Serbisë kundër presidentit Aleksandar Vuçiç të cilët kërkojnë nga kreu i shtetit të japë dorëheqjen.

 

Nën moton “njё ndёr pesё milionё” demonstruesit kёrkojnё media tё lira dhe kushte korrekte pёr zgjedhjet. Motoja e protestave i referohet njё deklarimi tё presidentit, sipas tё cilit ai nuk do t’u përgjigjej kёrkesave tё demonstruesve edhe sikur ato tё vinin nga pesё milionё qytetarё. Protestës në kryeqytet iu bashkuan edhe studentët e Universitetit të Beogradit.

 

Tubuesit e akuzojnë kreun e shtetit për shkelje të lirive demokratike, kontroll ndaj mediave, si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë.

 

Kundё Vuçiçit tё shtunёn u protestua edhe nё qytetet.

 

Demonstrata e parё kundёr u zhvillua mё 8 dhjetor duke marrё shkas nga sulmi ndaj politikanit tё majtё opozitar Borko Stefanoviç.

 

Kёtё javё opozita kёrcёnoi me bojkotimin e zgjedhjeve, nё rast se Vuçiç nuk jep garanci për zgjedhje te lira.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *