Subscribe

Zemërimi ndaj vendimit te presidentit maqedonas Ivanov për ndërprerjen e hetimeve për politikanet e inkriminuar është shtrire përtej kryeqytetit Shkup. Ne qytetin e Tetovës është sulmuar me gurë nje zyre e kreut te shtetit dhe janë thyer xhamat e saj. Ndonëse policia nuk ka bere asnjë deklarate, duket se kjo ngjarje lidhet me qëndrimin e presidentit. Vendimi ka rikthyer tensionet ne vend, ku mijëra qytetare po protestojnë prej ditësh qe presidenti te rishikoje qëndrimin. Javën e kaluar iu vu zjarri zyrës se presidentit ne Shkup dhe si pasoje e përplasjeve me policinë, ka pasur edhe protestues te lënduar. Tubimeve te organizuara nga lëvizja “Protestoj” u është bashkuar edhe opozita. Organizatoret paralajmërojnë se manifestimet nuk do te ndalen. Krahas dorëheqjes se presidentit, ata kërkojnë edhe mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe demokratike. Pavarësisht reagimeve te përsëritura te ndërkombëtareve se vendimi per ndërprerjen e hetimeve te zyrtareve  është i gabuar, presidenti Ivanon nuk ka dhëne shenja tërheqjeje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *