E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Nuk ndalen protestat në Francë nga “Jelekverdhët”

Jelekverdhët kanë dalë sërish në protesta këtë të shtunë në rrugët e Paris. Tubimi i kësaj të shtune vjen vetëm 2 javë para zgjedhjeve të Parlamentit Europian.

 

Policia kaloi në gatishmëri për ruajtjen e zonave tregtare dhe monumenteve të kulturës të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme dhe i janë nënshtruar procesit të restaurimit.

 

Reklamë

Ndër zonat që janë në qendër të vëmendjes së uniformave blu është rruga e Champs Elize, Asambleja Kombëtare dhe zona që rrethon katedralen e shkrumbuar të Notre Dame një muaj më parë.

 

Edhe në qytete të tjera të Francës janë mbajtur protestat e drejtuara nga jelekverdhët. Mediat franceze shkruajnë se 6 muaj pas fillimit të demonstratave masive kundër rritjes së çmimit të naftës, numri i protestuesve ka ardhur duke u ulur.

Më shumë video

Reklamë