Nuk ndalen protestat kundër Trump

Protestuesit amerikane marshuan sërish kundër Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ndërsa ky i fundit ne profilin e tij ne Twitter reagoi duke thëne se jane “profesionist” te nxitur nga media. Ai tha se protestat ishin te padrejta, pasi zgjedhja e tij ishte transparente dhe e suksesshme. Tubimi me i dhunshëm u regjistrua ne Portland ku pati edhe përplasje me policinë. Protesta te tjera paqësore u zhvilluan ne Washington, Baltimore, Philadelphia, New York, Los Angeles, San Francisco e Oakland, por kete here numri i te pranishmeve ishte me i vogël se ai i nje dite me pare. Nje numër qytetaresh ne Mineapolis marshuan ne autostrade duke bllokuar per disa ore edhe trafikun. Te enjten, presidenti i zgjedhur u takua ne Shtëpinë e Bardhe me Barak Obamen per te diskutuar mbi hapat per transferimin e pushtetit. Te dy u shprehen pas takimit se kishin zhvilluar nje bisede shume te frytshme, duke lene menjane tonet dhe armiqësinë qe i ka karakterizuar ne vitet e fundit. Trump po punon ndërkohe per te ndërtuar ekipin qeverisës, ku mediat kane nisur te përflasin edhe kandidaturat e mundshme per postet kyçe ne administratën e re.




