E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Nuk ndalen protestat anti-COVID/ Qytetarët mbushin rrugët në Francë dhe Itali

Protestat kundër vaksinimit me detyrim për grupe të caktuara dhe përdorimit të pasaportës jeshile për frekuentimin në hapësirat e brendshme, nuk ndalen.

 

Reklamë

Rrugët kryesore në kryeqytetin francez janë mbushur me mijëra njerëz që protestojnë për të dhjetën javë me radhë.

 

Reklamë

Me thirrjet kunder presidentin Macron demonstruesit kanë marshuar në rrugë. Ata kanë shprehur shqetësimin për shtimin e kufizimeve që sipas tyre, shkelin të drejtat themelore të njeriut. Sipas protestuesve, vendimi për vaksinimin ose jo kundër COVID duhet të merret nga individi dhe jo nga qeveria.

 

Edhe në Itali mijëra njerëz dolën në protesta për të kundërshtuar shtimin e masave. Në Romë edhe në Milano demonstruesit mbanin në duar pankarta kundër qeverisë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë