Subscribe

Presidenti francez Emmanuel Macon do të shtyjë vizitën e tij në Tiranë, ku parashikohet të marrë pjesë në samit për Ballkanin. Mediat vendase njoftojnë se ai do të mbërrijë në Tiranë të hënën pasdite, duke mos qenë prezentë në ditën e parë të samitit. Sipas mediave bëhet me dije se shkak është sulmi terrorist në  Arras, ku mbeti i vrarë një mësues si dhe situata në Lindjen e Mesme.

 

Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të nxitur dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimin me Bashkimin Evropian.

 

Ai do të përfaqësohet në samitin e Ballkanit nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *