Subscribe

Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, ka mohuar zërat se SPAK ka sekuestruar prona të familjes së saj. Në një komunikim me gazetarët, Kryemadhi  tha se çdo gjë që dëgjoni në drejtim të saj ka lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe kallëzimet që ajo ka bërë ndaj këtij koncesioni.

“Nuk është sekuestruar asgjë e familjarëve të mi. Çdo gjë ka lidhje me vetëm me inceneratorin. Ka lidhje me kallëzimet e mia në SPAK”, tha Kryemadhi.

Këtë deklaratë kryemadhi e bëri gjatë një konference, ku prezantoi ato që i quajti fakte shtesë për abuzimet me inceneratrorin e Tiranës. Ajo  firmosi  një kallëzim të ri dhe tha se do ta depozitojë në SPAK.

“Kallëzimi shtesë përmban 15 faqe dhe do ja drejtoj SPAKU-t. Ideja është që bashkia e Tiranës ka lejuar një ndërtim pa leje në një sipërfaqe prej 15 ha, e cila shërben për depozitim dherash, por që është jashtë kontrollit të landfildit”, shtoi Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, ky kallëzim është i pesti që kjo forcë politike i drejton Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në funksion të zbardhjes së abuzimeve me inceneratorin./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *