Kronikë
Nuk mbylli lojërat e fatit, procedohet penalisht 49-vjeçari në Tiranë

Një 49-vjeçar me inicialet Sh.T është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia, pasi nuk kishte mbyllur aktivitetin e lojërave të fatit.
Sipas policisë mbi 49-vjeçarin rëndon akuza e “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 televizorë dhe një aparat celular. Ndërkohë i ndaluari rezulton një person i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




