E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nuk mbanin maskë në fytyrë, Policia tregon sa gjoba janë vënë në të gjithë vendin

Policia ka vendosur 171 gjoba me vlerën 3.000 lekë secila për të gjithë ata qytetarë që u konstatuan pa maska mbrojtëse.

Në rastet kur janë konstatuar qytetarë që nuk kishin maska ose që i kishin por nuk i vendosnin në fytyrë, shërbimet e Policisë i kanë këshilluar ata për vendosjen e tyre.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos tregohen neglizhentë duke i mbajtur maskat në duar, si dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë