Një grua që nuk mban mend emrin e saj dhe adresën e banimit është paraqitur në ambjentet e komisariatit të Policisë Durrës.

 

 

Gruaja nuk ka mjet identifikimi ndërsa Policia ka dhënë disa detaje që mund ta lidhin atë me familjarët.

 

 

Gruaja është e moshës rreth 40-vjeçe, 160 cm e gjatë, dhe mban veshur një xhup rë zi dhe xhinse.

 

Durrës

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një shtetase që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, e cila është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.

Kjo shtetase është e moshës rreth 40 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup të zi dhe xhinse.

Familjarët ose të njohurit e kësaj shtetaseje mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *