Subscribe

Ndonëse nuk ka një shifër të saktë, rektorati i këtij universiteti, pretendon se dozën e parë e të dytë të injeksionit e kanë marrë deri më tani mbi 60% e studentëve.

 

Kjo pasi një pjesë e tyre, janë vaksinuar pranë qendrave shëndetësore të qyteteve ku banojnë.

 

Ndërkohë në ndryshim nga java e parë, universiteti i Korçës nuk i ka lejuar këtë të hënë studentët e pavaksinuar të marrin pjesë në auditor.

 

“DHIMITRI BELLO

REKTOR I UNIVERSITETIT TE KORÇES

 

Në universitet u kthyen studentet në auditorë. Do gjejme gjuhen e perbashket qe te mos dëmtojmë shëndetin me të vaksinuar  ne po negociojme, nuk jane masat drastike ato qe mund te detyrojnë studentet per tu kthyet ne auditor. Dhe nëse pjesa me r madhe vaksinohet nuk mund te jete pakica ajo qe dëmton. Kemi ambiente te bollshme per te mbajtur dhe distancat e duhura. Ata qe nuk jane te vaksinuar nuk kane hyre.”

 

Edhe në Universitetin e Elbasanit, Durrësit e Vlorës mësohet se po zbatohen të njëjtat rregulla. Studentët lejohen të ndjekin mësim vetëm nëse paraqesin certifikatë vaksinimi ose tampon.

 

Kjo gjë ka bërë që shumë të rinj të braktisnin orët e leksioneve e seminareve, pasi refuzojnë vaksinën, ndërsa nuk ka filluar ende mësimi online.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *