E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

“Nuk largohemi nga Kosova”, KFOR: SHBA vazhdon të luajë rol kyç me 600 ushtarë për garantimin e paqes

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara ndaj aleancës Veri-Atlantike dhe vazhdojnë të luajnë një rol kyç në garantimin e sigurisë në vend.

Ky reagim vjen  pas raportimit të disa mediave ndërkombëtare rreth mundësisë së reduktimit apo tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Kosova.

Reklamë

“SHBA vazhdon të luajë një rol kyç brenda KFOR-it, përmes kontributit të saj të gjatë, i cili aktualisht arrin në mbi 600 ushtarë”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, KFOR-i ka përsëritur përkushtimin e tij ndaj stabilitetit, duke theksuar se mandati i tyre mbetet i pandryshuar dhe se prania ushtarake në Kosovë do të vazhdojë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë