Subscribe

Nga Pogradeci, kryeministri Edi Rama komentoi edhe deklaratat e presidentit Ilir Meta mbi patronazhistët dhe të dhënat personale që disponojnë.

Kreu i qeverisë tha para qytetarëve se Meta po tenton të krijojë kunfuzion, ndërsa sqaroi se këto të dhëna kanë qenë në internet që në vitin 2009, kur Bujar Nishani ishte ministër i Brendshëm.

“Më çuan mesazh këto të Ilir Metës që mbajtën një konferencë tjetër me prerje duarsh e koke, nuk la gjymtyrë pa prerë. hajde këty ti biondja, kjo sipas Metës po spiunon pogradecarët. kjo është fukse sipas Ilir Metës. Ilir Meta thotë se janë përhapur të dhënat dhe është vënë në rrezik siguria kombëtare. Por kush i përhapi të dhënat. të dhënat tona janë shumë të ndryshme nga ato që kanë dalë. Nuk e di Ilir Meta që qysh prej 2009, kur Bujar Nishani ishte Ministër i Brendshëm e gjithë databasa ka dalë dhe është në internet. Patronazhistët tanë nuk i kanë këto të dhëna që kanë këta, pse i nxjerrin këta, ku do të dalë Ilir Meta. E pashë sot e kishin kapur me një foto me kapuç, presidenti i Republikës mbuluar me kapuç, se kur takon subjekte të OFL do të kesh edhe kapuç.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *