Subscribe

Ishte viti 1993, dhe Aurela Gaçe bën daljen e parë në publik ne Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Pegaso”

“Për mua ishte fat që e morra atë këngë. Kam qënë 19 vjeç. Ne që vinim nga rrethet në atë kohë merrnim dieta. Unë i mblodha ato dietat, sepse jetoja tek familjarët e mi dhe dola të kërkoja veshje rrugës së Durrësit, rrugës së Kavajës. E bleva një fustan, se nuk po gjeja atë gjënë që ma bënte zemra “trak”. E morra fustanin, do fillonte festivali, ndërkohë që nuk ndjehesha komode me zgjedhjen që kisha bërë. Por për fat tim të mirë, rrethanat bën që të mund të siguroja një fustan të gjatë, të cilin e mblodha aq sa për ta përshtatur në gjatësinë që dëshiroja…”

Ndër të tjera Aurela, rrëfen për herë të parë se kënga në të vërtetë nuk ka qënë për të por për Shirli Polenën. Shirli në atë kohë ishte në një udhëtim jashtë vendit, dhe për Aurelën nëse ajo nuk do të kthehej në kohë, kenga do ti jepej asaj.

“Ne kishim një këngë, unë do të dilja trio me një këngë të kompozitorit Artur Dhamo, i cili më pas nuk e di se çfarë ndodhi pas kënga u hoq. Ne kishim një muaj që bënim prova, për dy javë niste festivali dhe unë isha pa këngë, këtë nuk mund ta pranoja. Vendosa të shkoja të takoja vetë profesor Zhani Cikon, që në atë kohë ishte udhëheqës artistik i festivalit dhe i thashë, unë skthehem pa kënduar, sepse gjithë fshati po pret që unë të dalë në televizor…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *