E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Nuk kemi para për bukë”, tregtarët protestë para Bashkisë së Kurbinit

Tregtarët ambulantë ne qytetin e Laçit protestuan këtë të mërkurë përpara Bashkisë se Kurbinit, pasi ju është kërkuar largimi nga hapësirat ku ushtronin aktivitetin e tyre prej vitesh.

Ata kërkojnë zgjidhje nga autoritetet lokale, duke deklaruar se kanë mbetur pa asnjë mundësi për të siguruar të ardhura për familjet.

Sipas tregtarëve, vendimi i bashkisë për t’i larguar është i padrejtë dhe i menjëhershëm, pa ofruar ndonjë alternativë tjetër për sistemim.

Nga ana tjetër, Bashkia Kurbin, përmes Kryeinspektorit të IVMT, Jetmir Mzhika, sqaron se këta tregtarë nuk janë të formalizua dhe kanë zaptuar hapësira publike, zone ku pritet të nisë investimi për rehabilitimin e përroit të qytetit.

Reklamë

Si zgjidhje bashkia ka në plan ndërtimin e një tregu të ri, por pa dhënë një afat kur mund të nisë investimi.

Tregtarët qëndruan disa orë para Bashkisë, duke kërkuar takim me drejtuesit vendorë dhe apeluan për një zgjidhje sa më të shpejtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë