E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Nuk kemi fonde për rrugën”, banorët e Velabishtit në protestë para Bashkisë Berat

Banorët e fshatrave të njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, kanë protestuar sot para Bashkisë për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila prej vitesh mbetet e amortizuar.

Bëhet fjalë për katër fshatra dhe rreth 1000 familje të prekura nga mungesa e infrastrukturës.

Reklamë

Një grup përfaqësuesish është futur në bashki për bisedime, ndërsa pritet përgjigjja nga institucionet vendore.

“Kryetari na tha ‘nuk kemi fonde për të bërë rrugën’. Asnjë lloj shprese s’na dhanë”, thotë një qytetar.

“Ishte një takim kot. Neglizhencë, s’do bëhet asnjë gjë”, thotë një qytetar tjetër.

Protesta do të vijojë deri në një zgjidhje përfundimtare./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë