Subscribe

Punonjësit e fasonerive janë ngritur sërish në proteste për shkak të mos marrjes së pagës së luftës që është venë në dispozicion nga qeveria shqiptare për të gjithë punonjësit që u mbyllën punët për shkak të masave anti-COVID.

Këtë herë punonjëset e fasonerive kanë zgjedhur që të protestojnë para bashkisë së Korçës duke kërkuar nga kryetari i bashkisë Sotiraq Filo për të ndikuar në marrjen e pagës së luftës.

Kjo për vetë faktin se për ta është e vetmja e ardhur financiare për të mbajtur familjet.

I kontaktuar nga Vizion Plus, nënkryetari i bashkisë Kletion Kita bën me dije se pavarësisht të drejtës së tyre për të kërkuar këtë pagë, nuk është kompetenca e bashkisë për të zgjidhur këtë çështje.

Veç kësaj, bashkia ka pasur kontakt me drejtorine e Tatimeve, nga ana e së cilës bëhet me dije se do të ndiqen të gjitha procedurat për të zgjidhur këtë ngërç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *