Një grup punonjësish të një fasonërie në Qatrom të Korçës , kanë dalë në protestë për mosmarrjen e pagës së luftës.

 Nga kjo fasoneri ku janë 55 punonjës gjithësej  gjysma  e tyre e kanë marrë këtë pagë, pasi janë të regjistruar tek një bankë tjetër e nivelit të dytë.

Sipas ekonomistes së firmës proceduarat janë kryer Brenda afatëeve dhe gjithçka është referuar pranë degës së tatimeve ne Korçë.

Janë 22 punonjës të cilët nuk e kanë përfituar këtë pagë, pasi tek banka e nivelit te dyte ku ata tërheqin pagën u është thëne se fondi është çelur por nuk është bëre disbursimi I pagës.

Po sipas drejtuesit te bankes se nivelit te dyte ngerci per tu zgjidhur është mes ekonomistes së firmes dhe degës së thesarit.

Nga ana tjeter Drejtori I Drejtorisë Rajonale Tatimore  Korçë, Tomi Tontonozi bën me dije se nga ana e tyre janë dërguar në thesar të gjithë emrat e punonjësve dhe se fondi për pagën  luftës është aprovuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *