E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nuk kanë fund aksidentet/ Motori humb kontrollin dhe përfundon në lulishte

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës. Nga ky aksident, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spitalin rajonal nën kujdesin e mjekëve.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi në hyrje të qytetit të Korçës, në afërësi të ish-kadastres. Policia rrugore ka bërë me dije se drejtuesi i mjetit, nga shpejtësia e madhe, ka humbur kontrollin e motorit, duke përfunduar në lulishte.

 

Burime të siguruara thanë se kjo ka ardhur pasi drejtuesi i mjetit motorik ka dashur të shmangë përplasjen me një tjetër mjet në rrethrrotullim dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke marrë plagë të shumta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë