Subscribe

Ingrid Betankurt, e cila qëndroi per gjashte vjet e gjysme e marre peng nga rebelet e Farc-ut ne Kolumbi, ne vizitën e saj te pare ne Tirane, thotë ne nje interviste per Vizion Plus se qe nje shtet te jete i drejte, demokratik dhe te ece përpara, duhet qe ai te garantoje drejtësi per shtetasit e tij dhe te luftoje korrupsionin.

 

“Është e vështirë per mua te gjykoj situatën politike ne Shqipëri, por nisur nga eksperienca ime mund te them se per te ngritur nje sistem te forte drejtësie, duhet qe te shkëputen te gjitha lidhjet e tij me politikanet. Duhet te kemi gjyqtare qe nuk zgjidhen nga politika, por edhe nese zgjidhen, duhen gjetur forma per te qene tërësisht te pavarur. Ose gjyqtaret te zgjidhen nga nje grup gjyqtaresh siç funksionon aktualisht ne Kolumbi. Ose te shikohet modeli amerikan. Kur zgjidhet një gjyqtar nga presidenti ne Gjykatën e Larte, atëherë ata qëndrojnë aty përjetësisht, askush nuk mund t’i heqë.”

 

E pyetur per korrupsionin, si nje nga problemet me te mëdha per Shqipërinë, ajo sugjeron se fenomeni mund te luftohet vetëm me pjesëmarrjen masive dhe aktivizimin e qytetareve.

 

“Duhet te jemi aktive. Fillimisht njerëzit duhet te votojnë. Ata duhet te jene aktive edhe ne vendimet me te vogla ne ambientin ku jetojmë, pastaj ne qytetin e tyre dhe sigurisht ne vendin e tone. Pjesëmarrja është e vetmja mënyre per te luftuar korrupsionin. Nëse njerëzit e denoncojnë korrupsionin, kur mediat bëjnë lajme per këtë, atëherë shoqëria mund te luftoje kundër korrupsionit. Duhet te ekspozohen rastet ne mënyrë qe njerëzit e korruptuar te mos shpëtojnë pa u ndëshkuar.”  

 

Zonja Betankurt thotë se nje nga mësimet me te mëdha qe mori nga jeta sidomos gjate qëndrimit si e marre peng ishte përballja me friken, si edhe tejkalimi i saj për te qene tërësisht e lire.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *