Subscribe

U desh hyrja me forcë në rafineri, që naftëtarët e Ballshit të zhvillonin raundin e parë të negociatave me përfaqësues të kompanisë private lidhur me kërkesat e tyre.

Takimi mes palëve u mbajt pasditen e të mërkurës, por sipas naftëtarëve nuk prodhoi asgjë konkrete pasi firma nuk ofroi një zgjidhje përfundimtare.

 

SOKOL DAUTAJ

 

Ishin të njëjtët persona që na kanë bërë kontratat, pasi prej dy muajsh me kontratat tona nuk kanë ndodhur as një gjë; duhet të ishin nën pagesë. Këtë kërkuam nga përfaqësuesit që erdhën. Por nuk patëm një datë konkrete për fillimin e punës. Ne marrëveshjen ja kemi dhënë atij. Kemi firmosur kontratat. Tani ata derën e kanë të hapur le të vinë në rafineri të fillojë puna. Këtë kërkuam ne dje por dhe para dy muajsh. Të gjithë naftëtarët janë shprehur qartë, s’mund të luhet me ne. në momentin që kompania u paraqit si serioze.

 

Por ndërsa raundi i parë i negociatave dështoi, në ditën e 18 të grevës së urisë, si rrjedhojë e gjendjes së rënduar shëndetësore, grevistët, janë zëvendësuar nga punonjëset e rafinerisë.

 

 Qytetari 1

Këtu do vdes. S’kam lekë. Dritat mi prenë. Fëmijët si ndjek dot me shkollë.

 

Qytetari 2

Tani vetëm të vjedhim se s’kemi lek. Duam lekët tona vazhdimësinë e punës.

 

Qytetare 3

Kemi një jetë të tërë këtu. Nuk duam lëmosh. Duam djersën.

 

Naftëtarët kanë paralajmëruar se do ta vazhdojnë grevën dhe se nuk do të tërhiqen.

Dy kërkesat kryesore të naftëtarëve janë marrja e pagave të prapambetura dhe rifillimi i punës në rafineri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *