E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

“Nuk ka qetësi për Thaçin”

Pasi dështoi te pengonte zgjedhjen e Hashim Thaçit president, opozita ne Kosove ka nje tjetër skenar per largimin e tij nga posti i kreut te shtetit. Përfaqësues te saj pohojnë se po shqyrtojnë mundësinë e kontestimit te aspektit juridik te zgjedhjes se tij. Per te aplikuar nje skeme te tille opozita, ka precedentin “Pacolli”, i cili qëndroi vetëm 40 dite ne presidence, pasi zgjedhja e tij u shpall e pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese per shkak te mungesës se kuorumit ne parlament. Megjithëse e vetme ne ketë aksion e përballe fshikullimeve te drejtpërdrejta nga ndërkombëtaret per përdorimin e dhunës ne mitingje, opozita është e vendosur per te mos i ndalur protestat deri ne rrëzimin e qeverise dhe shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme. Hashim Thaçi u zgjodh president ne seancën e se premtes ne raundin e trete me 71 vota, ndërsa opozita nuk mori pjese ne votim.

Më shumë video

Reklamë