Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për amandamentimin e aktakuzës së konfirmuar ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

 

Sipas mediave kosovare, Prokuroria ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt.

 

“Prokuroria Speciale kërkon leje për të ndryshuar aktakuzën e konfirmuar, që të hiqen pretendimet për krime të kryera kundër të paktën një viktime ndërmjet rreth [Redaktuar] 1999 në një shtëpi ose rreth Ferizajt. Prokuroria Speciale e Hagës shpjegon se ka vendosur të mos mbështet në provat e [Redaktuar] dhe se konsideron se ka tani nuk prova të pamjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.

 

Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Hagës dhe ka urdhëruar të njëjtit që të tërheqin pretendimet e cekura rreth një krimi të pretenduar në Ferizaj.

 

Kujtojmë se dy dië më parë në Hagë për të takuar Thaçin kanë shkuar edhe ish presidentët e Shqipërisë, Bamir Topi, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Pandeli Majko.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *