Subscribe

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dhënë disa vendimet në mbledhjen e sotme. për situatën e COVID-19 në vend.

Sipas zëvendës ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli, indikatorët monitorues të kësaj situate mbeten pak a shumë në të njëjtin nivel si dy javë më parë dhe ndonëse ka një përkeqësim të lehtë nuk do ketë ndryshim masash.

“Duke u bazuar në analizën e situatës komiteti i ekspertëve mendon që me tjithë këtë përkeqësim niveli i masave shtrënguese mbetet i njëjtë. Komiteti tërheq vëmendjen në zbatimin me rigorozitet të masave. Një vendim ka qenë dhe shqyrtimi i vendimeve të komitetit të ekspertëve të vaksinimit. Në këtë situatë prioritet mbulimi me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës. Qytetarët mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë të vaksinës, jo më herët nga doza e dytë sipas udhëzimeve të ISHP duke nisur nga 1 nëntori. Fëmijët mbi 16 vjeç do të ftohen për t’u vaksinuar me konsentin e prindit dhe rekomandimin e pediatrit duke filluar nga 1 nëntori. Do ftojmë për vaksinimi dhe fëmijët mbi 12 vjeç që paraqesin problematika shëndetësore”, u shpreh Rakacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *