Subscribe

Reforma zgjedhore po shkon drejt dështimit dhe tashme secili nga kampet po lëviz per t’ia faturuar kundërshtarit pergjegjesine. Ne kushtet kur opozita po qëndron jashte parlamentit qe prej fillimit te shtatorit, mazhoranca ka vendosur te veproje ne mënyre te njëanshme e te mos prese me Partine Demokratike.

 

Javën e ardhshme prezantojmë draftin e propozimeve per reformën zgjedhore. Drafti do ti dorëzohet të gjitha partive parlamentare. Drafti përfshin, kërkesat dhe rekomandimet e bëra. Në draft, kontribut edhe ekspertë gjermanë.”

 

Drafti është hartuar nga dy eksperte, Viktor Gumi i cili eshte i PS dhe Ilir Rusmali i PD, te cilet prej gushtit kane përkthyer ne amendamente vullnetin e partive politike per reformimin e ligjit elektoral.

 

Por prezantimi i draftit përveç shprehjes se vullnetit per realizimin e reformës nuk sjell asgje konkrete, pasi duhen 84 vota dhe konsensusi i demokrateve per ta miratuar. Por edhe pse situata politike nuk premton konsensus, Cuci preferon te lere nje shteg hapur

 

Lëvizja politike e mazhorances ka sjelle reagimin e opozitës. Homologu demokrat Oerd Bylykbashi ka shfrytëzuar deklaratën e 24 vjecarit Rexhep Rrahja per t’iu kundërpërgjigjur PS, duke e cilësuar atë zedhenesin e mazhorances per zgjedhjet.

 

PS e paska gjetur konsensusin për reformën zgjedhore. ‎PS deklaron sot se do të bëjë propozimet e saj të njëanshme për Kodin Zgjedhor. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Po sot, nën pranga për dhunimin e një vajze të pafajshme, i biri i Rrahman Rrahjës kërcënon opozitën: do ta shihni në zgjedhje.”

 

Dështimi i komisionit te reformës elektorale nje vit me pare dhe veçanërisht e votimit elektronik ishte shtysa qe opozita u ngujua per 3 muaj ne çadër e refuzoi te behej pjese e zgjedhjeve parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *