Mbledhja e Keshillit Politik eshte mbyllur pa asnje konsensus mes mazhorances dhe opozites per reformen zgjedhore. Opozita ka kerkuar qe te ruhen koalicionet ku secila parti te kete listen e saj te kandidateve per deputet dhe ka propozuar qe per kete ceshtje ti kerkohet mendim odihrit, por socialistet e kane hedhur poshte duke theksuar se ky hap mund te hidhet pasi te jete hartuar drafti i ndryshimeve ne kod zgjedhor.

OERD BYLYKBASHI

NEGOCIATOR PD

“Për çështje që nuk kemi dakordësi, kemi të drejtën t’i drejtohemi ODIHR. Kjo u refuzua nga përfaqësuesi i mazhorancës. Ne i japim kohën që të reflektojë dhe jemi gati që nesër të nënshkruhet kjo kërkesë e përbashkët.”

 

DAMIAN GJIKNURI

NEGOCIATOR, PS

“PD do që ta vonoj procesin. Kërkojmë që në 30 shtator të mbyllet përfundimisht. Kur ODHIR e kishim këtu ne nuk e morëm parasysh. Atij nuk i shkohet me opinione por me drafte.”

 

Opozita ka kembengulur qe ndryshimet kushtetuese nuk bien ndesh me koalicionet me liste te perbere

Bylykbashi

“Duam që zgjedhësit të kenë të drejtë që vendosin se kush do të jetë në Parlament dhe të votojnë partinë që duan. Kjo që kemi tani, e lejon këtë gjë. Maxhoranca, kërkon që tua heqë zgjedhësve mundësinë për të zgjedhur deputetët dhe partinë që duan.”

 

Por socialisti Gjiknuri ka theksuar se ndryshimet kushtetuese jane tashme realitet dhe opozita mund te sjelle propozimet e saj per kodin deri te premten. Nese konsensusi nuk arrihet ne keshill atehere mazhoranca eshte e vendosur ta ndryshoje kodin e vetme

Damian Gjiknuri

“Parlamenti eshte sovran, ne do te vazhdojme”

Modeli i koalicioneve e ben pothuajse te pamundur konsensusin mes mazhorances dhe opozites, pasi per socialistet aleancat mund te jene vetem me liste unike kandidatesh ndersa per opoziten koalicionet duhet te jene me liste te perbere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *