Subscribe

Tre ore diskutime në keshillin politik nuk sollën asnjë kompromis mes PS dhe PD për modelin e koalicioneve.

4 dite me parë opozita depozitoi një draft konkret për reformen zgjedhore, por as kjo lëvizje nuk i siguroi konsensusin e mazhorancës për tiu drejtuar ODIHR si arbitër në proces.

 

OERD BYLYKBASHI

ANETAR I KESHILLIT POLITIK, PD

PS përsëri sot nënvizoi frikën e saj nga përgjigjia që do të vijë nga ai që të gjithë kemi pranuar që të jetë arbitër jo vetëm i këtij procesi reforme, por edhe i zgjedhjeve në Shqipëri. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në këtë pozicion.

Nëse PS nuk ndryshon qëndrim bllokon funksionimin e Këshillit Politik e për rrjedhojë bllokon edhe Reformën Konsensuale Zgjedhore që është kërkesë e BE-së si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

DAMIAN GJIKNURI
ANETAR I KESHILLIT POLITIK, PS

 

Pas një mbledhje tejet të gjatë me debate e diskutime, bëmë një propozim si PS dhe ju thamë nisur nga ndryshimet kushtetuese që kanë ndodhur që nuk normojnë më atë lloj koalicioni që dëshirojnë ata, prandaj iu kërkuam të na sjellin variantin e një vendi të BE-së dhe ne e pranojmë, ua çojmë edhe ODIHR. Ata duan të krijonë vakium ligjor për të mos shkuar në zgjedhje. Ata thonë: Ose prano atë që dua unë se ajo më intereson, ose nuk jap asnjë lloj zgjidhje. Ajo ç’ka synohet me letrën e ODIHR është një taktikë imponuese që bëj atë që them unë ose nuk jap asnjë lloj pëlqimi. I kemi kërkuar formulimin e një vendi që ka një sistem që e ka sistemin sic e kërkojnë këta. Është e papranueshme që mos të ndiqet një model sic e kanë europianet. Hajde të bisedojmë për pragun kombëtar dhe për hapjen e listave. Ne i besojmë draftit tonë. Kjo është qasja jonë. Që të shkojmë te ODIHR duhet të shkojmë në një produkt, që të shkojmë në një produkt duhet të kemi një mosdakordësi. Çojmë propozimin tonë. Kodi ka rënë sepse ka ndryshuar Kushtetuta. Ky debat është ezauruar në korrik. Nuk mundet që të pengohet vazhdimisht për hir të konsensusit. Po i bëjmë thirrje që të vendos ligjin një vendi europian. Të rrish tek nje traditë që ka rënë kjo është e papranueshme. Ne rrezikojmë përgatitjen e zgjedhjeve

PD ka mbrojtur modelin e koalicioneve me liste të përbërë, por socialistët kanë theksuar se ky model ra në 30 korrik.

 

Oerd Bylykbashi

“Kërkuan tekst, i kemi dhënë tekst, zyrtarisht  amendamente të cilat garantojnë koalicionin siç është sot në Kodin Zgjedhor, në përputhje me Kushtetutën e ndryshuar më 30 korrik dhe listën e hapur 100%. Të marrë versionin tonë, versionin e vet, t’ia çojmë ODIHR-it së bashku dhe e mbyllim këtë çështje, vazhdojmë diskutimet me çështje të tjera. Pikërisht këtë nuk do z.Gjiknuri, sepse e di që përgjigja që do të vijë  është që: Ajo që po bëni po prek standardet ndërkombëtare për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”

 

Të hënën mazhoranca ka caktuar votimin e reformës zgjedhore në parlament, e nëse ky afat respektohet opozita dhe mazhoranca kane vetëm 3 dite kohe për të gjetur një formulë kompromisi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *