E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nuk ka internet/ Radhë të gjata në portin e Durrësit

Ilustrim · Vizion Plus

Radhë të gjata janë shënuar në portin e Durrësit prej mengjesit te kesaj te premteje.

 

Shkak është bërë mungesa e internetit.

 

Për këtë arsye nuk ka qenë e mundur që të realizohet përpunimi i pasagjerëve që kanë ardhur sot me 2 tragete nga porti i Barit dhe një nga Ankona.

 

Një varg i gjatë automjetesh ka qenë në pritje në sheshin e trageteve, në të cilin gjendeshin edhe shumë turistë që kanë ardhur për të vizituar vendin tonë.

 

Nuk dihet arsyeja se përse policia kufitare në port ka vendosur që të krijojë këtë radhë të gjatë, duke pasur parasysh se në raste të tjera është vepruar duke rregjistruar manualisht udhëtarët në regjistrat e dikurshëm.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh