Kryeministri Edi Rama, ka qenë i pranishëm sot në Spitalin Memorial të Fierit, institucionit të parë spitalor që ka marrë kartën e Autonomisë menaxheriale. Pesë spitale të tjera kanë përfituar sot Kartën e Autonomisë Menaxheriale, “Nënë Tereza”, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Shkodra.
Rama tha se shërbimi në spitalet publike është tashmë në një nivel krejt tjetër dhe theksoi se në të gjithë spitalet që do të pajisen me kartën e autonomisë menaxheriale, mjekët do të kenë mundësi të punojnë edhe jashtë orarit duke ofruar shërbim ekstra për të cilin do të marrin 70% të pagesës ndërsa vetë spitali merr 30%
Lexo edhe :
Related Posts
Gjatë fjalës së tij, kryeministri zbuloi gjithashtu se disa ditë më parë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashme, Igli Hasani i është nënshtruar një operacioni në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme.
Rama: Sot jemi në një stad krejt tjetër. Këtë mund ta konfirmoj edhe si pacient i QSUT-së. Jo më larg se pardje ministri i Jashtëm bëri një operacion në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme. Më shkruante mesazh “që nuk e besoj dot akoma që ky është spitali ynë në Tiranë”. I them këto për të sjellë në aktualitetin e kohës së sotme këtë përpjekje pa të cilën do të ishte e pamundur të mblidheshim sot për kartat e autonomisë spitalore. Nuk ka asnjë aryse sot që shërbimi publik të mos jetë zgjedhja e parë edhe e atyre shqiptarëve që për shkak se i kanë mundësitë, e kanë mendjen vetëm te privati. Sot kushtet në spitalin e sëmundjeve të brendshme apo në disa struktura të tjera publike, janë të pakrahasueshme me spitalet private. Mjekët janë po ata. Cila është arsyeja për të shkuar dhe për të paguar shumë para nëpër struktura private, nëse nëpër struktura shtetërore mund të marrësh një shërbim shumë të mirë, nga të njëjtët mjekë, dhe në fund të kesh nxjerrë shumë pak nga xhepi.
Kreu i qeverisë, u shpreh se gjatë një vizite në Mynih, mjekët shqiptarë që punojnë aty i kanë shprehur dëshirën për t’u kthyer dhe për të punuar në sistemin shëndetësor shqiptar.
Rama: Një prej tyre tha “kam kaq vite në Gjermani, punoj në spitalet më prestigjioze, kam kushte të mira dhe paguhem njësoj si një mjek gjerman. Por jam bosh. Kur mendoj që ikën 14 vjet dhe këshu mund të ikin dhe shumë të tjera, një ditë të bukur mund të gjendem në kushtet e pensionit pasi kam kaluar gjithë ditën nga shtëpia në spital nga spitali në shtëpi, kam frikë se do të kem një hall shumë të madh. Dua të kthehem dhe të punoj në Shqipëri”. Kjo ndjenja e boshllëkut mund t’i vihet në shërbim vendit. Konkluzioni në të cilin ata kishin dalë për tu kthyer vinte dhe si rezultati i faktit që kishin parë situatën e disa spitaleve. Kemi hyrë fshehur për të parë se çfarë bëhet sepse nga TV nuk e besonim dot që ishin të vërteta./vizionplus.tv