Google ka një opsion të shkëlqyeshëm që mund t’ju ndihmojë të kujtoni titullin e këngës që keni në kokë. Mjafton të fishkëlleni, gumëzhini apo të këndoni në Google.

 

Opsioni “Kërko një këngë” ose thonë “Hej Google, cila është kënga” mund të përdoret si në pajisjet iOS, ashtu edhe Android.

 

Kur të keni mbaruar së kënduari, Google do t’ju shfaqë një listë me disa tituj të mundshëm. Më pas, mund të shtypni rezultatet dhe t’i dëgjoni, duke shpresuar se do të gjeni këngën që keni në mendje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *