“Nuk je avokat serioz”, Kryemadhi tregon çfarë i tha Gjokutajt pas vendimit të Gjykatës
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika kryemadhi ka folur për mediat pasi GJKKO la në fuqi masat detyrim paraqitje për të dhe masën arrest me burg për bashkëshortin e saj Ilir Meta.
Kryemadhi tha se i ka kërkuar avokatit Gjokutaj që të kërkonte arrest me burg për të dhe detyrim paraqitje për Metën, pasi sipas saj në asnjë pjesë të dosjes nuk akuzohet meta por ajo.
“Sapo i thashë Genc Gjokutajt që je avokat jo serioz duhet të kërkonte arrest me burg për mua dhe detyrim paraqitje për Ilir Metën, pasi të gjitha akuzat janë për mua. Unë kam qenë kryetare Partia, nuk ka lidhje Ilir Meta. Ai ka qenë kryetar parlamenti ka qenë President. Megjithatë që të jemi të sinqertë prokuria ishte shumë provokative, se të më pozicionosh në një sallë ku ne kemi një konflikt të hapur. Po ta mbanin veç CEZ/DIA do t’u kishte rënë. Ka shpenzuar Kastriot Ismailaj 20 euro për hotel. E gjitha bazohet në një intervistë të Dritan Priftit. E çfarë ndodh, marrin telefonin e Monikës, dhe as ajo nuk tregon gjë. E dyta ka pyetur prokuroria Milena Harriton, Gjermenin, Ramën, për telefonin tim. Ata kanë thirrur Ramën, kanë kujtuar kohët e vjetra”, tha Kryemadhi.




