Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi nuk iu bindën urdhërit të ndalimit.

 

Sipas policisë, tre të ndaluarit po konfliktoheshin me njëri-tjetrin në një lokal në lagjen nr. 18 në Korçë.

 

Por gjatë mbëritjes së policisë, tre shtetasit të identifikuar si A.S, 27 vjeç; A.Xh, 41 vjeç dhe L.M, 40 vjeç, të tre banues në Korçë, kundërshtuan dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të rendit gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e situatës.

 

Tre të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, të kryera në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *