Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tropojës pasi nuk iu bind patrullës gjatë urdhërit të ndalimit.

 

Shtetasi I arrestuat është me inicialet J.M., 22 vjeç banues në Tropojë.

 

Sipas policisë arrestimi i 22 vjeçarit u bë pasi, në qytetin Bajram-Currit, duke udhëtuar me automjetin tip “Peugeot”, refuzoi urdhërin e ndalimit si dhe gjatë shoqërimit për në komisariat ka kundërshtuar e ofenduar unfiormat blu.

 

Ndërkohë edhe në Kukës, një 26 vjeçar nga fshati Nangë ra në prangat e policisë pasi u kap duke shpërndare doza të vogla me kanabis.

 

Arrestimi I 26 vjeçarit u bë pas infomacioneve të marra nga qytetarët ku gjatë kontrollit ju gjetën 2 doza kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *