Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 June 2026
Vizion fokus

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u...

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim fytyrash

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk do të...

Rutte do të takojë Trump para Samitit të NATO-s

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i partisë liberale...

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës dhe krimit...

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait: Në shesh...

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen mes Putinit...

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të lartë të...

Nuk iu bind rregullave të AGAIT, Keisi përjashtohet nga FERMA VIP

2 Maj 21:32

Keisi është përjashtuar nga FERMA VIP mbrëmjen e sotme pas vendimit të AGAIT. Fermerja nuk iu bind urdhrave të AGAIT për të qendruar te shtëpia e fakirit, duke u larguar prej aty dhe të festonte bashkë me të tjerët në 1 maj.

Duke qenë se kjo është shkelja e disatë që ndodh brenda FERMA VIP dhe fermerët i kanë marrë me shaka rregullat e këtij spektakli, AGAI ka vendosur që të marrë këtë vendim drastik si shembull që edhe fermerët e tjerë duhet të kenë parasysh se çfarë ndodh me këdo që thyen rregullat sot e në vazhdim.

Pjesë nga biseda:

Luana: Pse zgjedh të thyesh rregullat?

Keisi: Duke qenë se jam rritur në familje punëtorësh nuk mund të rrija pa festuar 1 Majin.

Nur: Ne i thamë që Luana ka thënë që mos thyeni rregullat. Por besoj se u mërzit ku pa që po festonin të tjerët, mendoj se e bëri atë veprim, nuk e di se çfarë mendoi më shumë. Unë Basta dhe Andrea u mbështetëm shumë, kujtuam se bëri shaka. Në momentin që doli, unë i thashë e hëngre se dole.

Big Basta: Edhe unë si Nur mendova se ishte shaka dhe nuk e mora seriozisht, por paska patur arsye. Kejsi është e rritur mjafueshëm për t’i marrë parasysh të gjitha.

Andrea: Kejsi thjeshtë ra pre e organizimit që kishte bërë AGAI për pjesën tjetër të fermerëve. Dua ta pranoj se humbëm garën, e mendova si shaka, por pastaj i rashë pishmanit që nuk e pengova. Siç e tha Big Basta ajo është e rritur.

Kastro: Nuk e di Luana që ëmbëlsia e zërit tënd bënë që disa gjëra ata mos i marrin seriozisht. Në momentin që ajo doli, Kejsi i rrezikoi të gjithë. Nuk më pëlqen egozimi i saj, nuk më pëlqen as justifikimi. Jemi në mbrëmjen e 10-të që rregullat janë thyer vazhdimisht, e shoh mungesë bashkëpunimi. Ke firmosur një kontratë dhe ti e dije ku ishe. Ata janë brenda një gare shumë të fortë dhe dikush duhet të fitojë 100 mijë euro.

Zhaku: Më vjen shumë keq që e shoh Kejsin të thyej një rregull vetëm për hir të asaj dëshire. Ajo thyen rregullat vetëm për të parë Limin se çfarë bën me Albën. Ajo është gati të shkatërrojë jetën e saj vetëm për të parë Limin se çfarë bën me Albën. Unë thashë shyqyr po del Kejsi nga lëvozhga dhe po krijon një personalitet të vetin.

Keisi: Unë personalitetin e kam patur gjithmonë. Përgjigja që i dhashë Luanës ishte me shaka. Unë isha pa qef dhe nuk mund të qendroja te fakiri. Unë që në mëngjes që u zgjova pyeta Nurin nëse do mërzitej po ta lija vetëm. Kur e ndava mendjen, thashë OK do e bëj. Sa i përket Limit dhe Albës mendoj se e ke gabim, po ti vazhdo komento se këtë punë ke.

Zhaku: Po cila është arsyeja, e trajtove veten si princesha mbi bizele.

Keisi: E kam patur që e vogël që qumshtin dhe fasulet nuk i haja dot.

Zhaku: Po pse u fute në Ferma VIP, çfarë do të arrish?

Keisi: Nuk u futa për të ngrënë qumësht dhe fasule. Kam pak kohë që kam nisur karrierën, mu duke e arsyeshme të tregoj veten time. Kam kohë që kam dalë nga zhgualli, por ky është mendimi jot.

Zhaku: Më vjen keq që je futur në një debat me AGAIN, kur ai është ligji.

Keisi: Më vjen keq që diskutohet kaq shumë, thjeshtë mund të më thoshin dënimin.

Zhaku: Kush e ka lënë tjetër shtëpinë e fakirit.

Keisi: Askush nuk e ka lënë.

Luana: Keni 31 ditë pjesë e këtij formati, ky është format ndërkombëtar, ka rregulla. Kjo nuk është lojë, është një reality show që punohet vërtetë, edhe dënimi përshkallëzohet. Nëse ju flini mendjen që këtu vetëm tolerohet, kjo nuk vazhdon. Lojën e keni me njëri-tjetrin, megjithatë më vjen keq që nuk më ke dëgjuar, sepse e kam thënë që dënimi nuk do të jetë më tolerues. Në këto momente kam zarfin. AGAI duke marrë parasysh thyerjet e herëpashershme të rregullores, ka marrë disa herë vendime që kanë qenë tolerante që ju të ambientoheni me rregullat. Duke marrë parasysh thyrjen e rregullave, AGAI ka vendosur përjashtimin e menjëhershëm nga FERMA VIP.

Posted Under:
Ferma Vip 3 Kryesoret Showbiz
Tagged:
agai Ferma VIP kesji përjashtohet Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe djalin me armë gjahu

më shumë...

“Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rrufa e thot hapur

më shumë...

“Nuk jam vrasës, mbrojta veten”, lihet në burg 25-vjeçari që goditi për vdekje fqinjin në Durrës: Më vjen keq…

më shumë...

“Fije plastike merimangash”, Rama prezanton planin për sistemimin e kabllove nëntokë: Qëndrojnë aty si një shenjë e harresës edhe e mungesës së vëmendjes

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:10

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta...

7:56

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim...

7:37

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi...

7:24

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk...

7:03

Rutte do të takojë Trump para Samitit...

6:39

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i...

6:31

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës...

6:13

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait:...

6:01

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen...

5:38

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të...

5:30

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve...

5:04

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret...

4:50

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi...

4:43

Zelensky anulon vizitën në Varshavë

4:39

BE propozon mision trevjeçar në Liban për...

4:32

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:22

Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja...

4:00

Pse disa njerëz nuk mund të urinojnë...

3:38

Siguria gjatë sezonit veror, Policia shqiptare në...

3:17

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me ato sot? Psikolo...
  • “Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rru...
  • “Shmangni vendimet e nxituara”, parashikimi i yjeve për seci...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.